I vendosi zjarrin shtëpisë së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 14:23 | Kronikë

I vendosi zjarrin shtëpisë së hallës së tij, arrestohet

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi i ka vendosur zjarrin banesës së hallës së tij, për motive të dobëta.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shkruan A2 CNN.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë se falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, për motive të dobëta, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.   

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos