Dy 21-vjeçarë, motër e vëlla janë arrestuar nga policia e Beratit pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë në qytetin e Dimalit.
Binjakëve, të dy me inicialet F.T. ju janë sekuestruar peshore, shuma parash, kokainë e ndarë në doza dhe 1 celular e një automjet.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet. Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia. (A2 Televizion)