Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë të shpërthimit me tritol dy javë më parë, lidhje me grupe kriminale

Nga Elitjona Doko
28 Gusht 2025, 11:07 | Kronikë

Detaje nga operacioni në Shkozet, dy të arrestuarit autorë

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e 13 gushtit, ku në banesën e shtetasit I. Gjeçi në lagjen nr. 14 në Shkozet u vendos një sasi e konsiderueshme lënde plasëse. Si autorë të dyshuar u arrestuan Erald Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij Arbi Haxhia, gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në të njëjtën zonë.

Mustafa, i njohur për precedentë penalë dhe lidhje me grupe kriminale në Durrës, ishte arrestuar më herët pranë Drejtorisë së Policisë me një arsenal armësh, nga pistoleta deri te një mitraloz i lehtë.

Rreth 20 muaj më parë ai i kishte shpëtuar një atentati me lëndë plasëse, pasi mjeti ku udhëtonte shpërtheu pa e lënduar. Aktualisht ai është nën hetim nga Krimet e Rënda për disa ngjarje të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos