Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Gardës së Republikës, i identifikuar si inspektori E.K.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pasi oficeri, gjatë një konflikti të çastit pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin I.K., me të cilin ka lidhje të afërta gjaku.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shkruan A2 CNN.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e hetimeve. (A2 Televizion)