Asgjësohen gati 3000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen dy roje mjedisi

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 10:06 | Kronikë

Asgjësohen gati 3000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen dy

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në qarkun e Shkodrës, ku policia ka asgjësuar gati 3 mijë bimë kanabisi të zbuluara në zona të thella malore.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve të fundit janë identifikuar parcela të mbjella me bimë narkotike në njësitë Pult, Shosh, Kastrat, Gruemirë, Temal, Shllak, Luf-Qerret dhe Gjegjan. Në total, janë gjetur dhe janë djegur 2943 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.

Pjesa më e madhe e kanabisit u zbulua në territorin e Malësisë së Madhe, ku policia thotë se në zonat e Kastratit dhe Gruemirës u asgjësuan 1631 bimë. Një tjetër parcelë e madhe u identifikua në Pult dhe Shosh, ku u gjetën 735 bimë, ndërsa pjesa tjetër u zbulua në Vau Dejës dhe Pukë.

Për rastet e konstatuara, janë proceduar penalisht dy punonjës V. P., roje pyjesh, dhe A. K., roje i zonave të mbrojtura të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë raportuar rastet e kanabisit në zonat që kishin për detyrë të mbikëqyrnin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos