Gjendet i pajetë brenda automjetit një person në Shkodër

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 20:17 | Kronikë

Gjendet i pajetë brenda automjetit një person në Shkodër

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”, brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur pa shenja jete një shtetas rreth 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar me inicialet E. M., dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ndodhej në sediljen e pasagjerit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos