Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 15:07 | Kronikë

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të

Janë ekstraduar këtë të shtunë nga vende të ndryshme 3 shtetas shqiptarë. Operacioni u realizua nga Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd.

Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë:

-Mikel Hoxha alias Mikel Papa, i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

-Armando Gropa, 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

-Suard Onuzi, i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos