Hidhet molotov drejt fadromave në Theth

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 15:27 | Kronikë

Operacioni i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka shkaktuar reagime të forta ndër banorët e zonës. Situata është tensionuar edhe më shumë këtë të premte, ku A2 CNN mëson se në drejtim të fadromave është hedhur molotov.

Hidhet molotov drejt fadromave në Theth

Gjithashtu është goditur edhe ura në lagjen Gjelaj. Policia është vënë në ndjekje të personave që kanë hedhur molotovin.

Sipas policisë, sulmi me molotov nuk ka qenë ndaj fadromës së IKMT-së, por ndaj urës, e cila siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga A2 CNN është djegur pjesërisht. 

Hidhet molotov drejt fadromave në Theth

Por në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet flaka e shkaktuar nga molotovi fare pranë një fadrome. Gjithashtu kreu i IKMT-së, Fatmir Memaj, mbi një fadromë, teksa thërret në drejtim të personit që ka hedhur molotovin: “Ku je o trim” dhe duke e ofenduar.

Hidhet molotov drejt fadromave në Theth (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos