“Reagim i menjëhershëm dhe profesional i Policisë...”, arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 16:32 | Kronikë

“Reagim i menjëhershëm dhe profesional i

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënie në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore”

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja  dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënie, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.   

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos