Zjarr i fuqishëm në Lushnje, digjen 4 dynym ullinj, angazhohen edhe banorët për shuarjen

Nga Çaku Tafa
10 Korrik 2025, 16:54 | Kronikë

Një zjarr i fuqishëm, i favorizuar nga erërat e forta, ka përfshirë zonën e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnje. Si pasojë, janë djegur disa sipërfaqe toke djerrë dhe me shkurre, si dhe një parcelë me rreth 4 dynym ullinj.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Njësia e Lushnjes, ndërsa edhe banorët e zonës janë angazhuar për të ndihmuar në fikjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet drejt banesave që ndodhen shumë pranë vatrës.

Zjarr i fuqishëm në Lushnje, digjen 4 dynym ullinj, angazhohen edhe

Në terren janë angazhuar banorë, forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimi zjarrfikës, në përpjekje për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe pronën.

Zjarr i fuqishëm në Lushnje, digjen 4 dynym ullinj, angazhohen edhe (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos