Zjarri përfshin banesën te Pazari i ri në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 16:05 | Kronikë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë pranë pazarit tëri në kryeqytet. Në videon e A2 CNN shihen flakët e zjarrit në përmasa të mëdha. Ekipi i zjarrfikëseve ndodhet në vendngjarje. Zjarri ka rënë te shtëpia e Selman Stërmasit, te Pazari i Ri, në rrugën "Fadil Rada". 

Zjarri përfshin banesën te Pazari i ri në Tiranë

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. 

“Situata është nën kontroll. Tani kanë ngelur vatra të vogla, që janë drejt përfundimit. Nuk ka probleme”, tha njëri prej zjarrfikësve për A2 CNN.

Nermin Stërmasi, e bija e ish-legjendës së Tiranës, ka qenë brenda në banesë, por ka shpëtuar. Fatkeqësisht, shumë kujtime personale të Selmanit Stërmasit janë shkrumbuar.

Zjarri përfshin banesën te Pazari i ri në Tiranë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos