Gjykata Kushtetuese prezanton Raportin Vjetor të vitit 2025

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 17:38 | Kronikë

Gjykata Kushtetuese prezanton Raportin Vjetor të vitit 2025

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë prezantoi sot Raportin Vjetor për vitin 2025.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Gjykatës, znj. Fiona Papajorgji, e cilësoi vitin 2025 si një fazë të rëndësishme për konsolidimin e jurisprudencës kushtetuese dhe forcimin e rolit të Gjykatës si garantuese e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive themelore.

Ajo vuri në dukje se rritja e numrit të kërkesave përbën një shenjë të besimit të publikut në drejtësinë kushtetuese dhe afirmon rolin e Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Gjatë prezantimit u përmendën vendime kyçe të vitit 2025 që kanë ndikuar në jurisprudencën kushtetuese, duke trajtuar çështje të rëndësishme si: liria e shprehjes, mbrojtja e jetës private dhe të dhënave personale, paprekshmëria e banesës dhe ambienteve profesionale, e drejta e pronës dhe standardet e procesit të rregullt ligjor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos