Makina përplas këmbësoret në Qafë Thanë, mes të plagosurve një e mitur

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 10:26 | Kronikë

Makina përplas këmbësoret në Qafë Thanë, mes

Një grua 62 vjeç dhe një vajzë e mitur 11 vjeç janë plagosur rëndë mëngjesin e së premtes pasi u përplasën nga një makinë teksa po kalonin rrugën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, kur shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.  

Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos