
Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.
Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë.
Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje tek të gjithë, ku Lapardhaja është vlerësuar për profesionalizmin dhe integritetin.
A2CNN i shpreh ngushëllime të afërmve, miqve dhe të gjithë dashamirësve të tij. (A2 Televizion)