
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur për akuzë e “shpërdorim të detyrës” ish-drejtorin e komanduar të AMP, Artion Saliasi dhe shefin e financës, Gëzim Sala.
Sipas hetimit të prokurorit Bledar Valikaj, dy zyrtarët e AMP kanë shpërdoruar detyrën në rekrutimin në AMP të Muçi Shaljanit (Sheqerit), shoferi i mjetit në të cilin udhëtonte Gilmando Dani ditën kur ra pre e një atentati pranë Rinasit. (A2 Televizion)