Po ndiqej nga “Shqiponjat”, makina përplas disa mjete në Sauk, plagosen 2 persona

Nga A2 CNN
5 Tetor 2025, 13:11 | Kronikë

Një incident është regjistruar pak më parë në zonën e Saukut, ku një makinë është përplasur me disa mjete të tjera dhe një motor, duke lënë një çift bashkëshortësh të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake për A2 CNN, forcat “Shqiponja” ka qenë në ndjekje të një makine të dyshimtë që nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar, dhe gjatë tentativës për t’u larguar ajo ka aksidentuar edhe mjetet e tjera.

Makina është ndaluar pas disa minutash nga forcat blu të kryeqytetit dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri, për këtë arsye dhe drejtuesi i saj është shoqëruar në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos