Ditën e djeshme, pronari i lokalit "Tokyo" në zonën e Kompleksit “Delijorgji”, Laert Kasaj, është dhunuar nga disa persona.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, të cilët rezultojnë të jenë pronarë të lokalit "Stockholm", përballë kompleksit "Delijorgji", u shpallën në kërkim nga Komisariati nr. 2, pasi dyshohet se janë autorë të dhunimit të tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për hapësirat publike, shkruan A2 CNN.
Burime pranë Policisë thonë se në ditët e fundit, nëpër faqe të ndryshme online, ka pasur disa denoncime të ndryshme për mos heqjen e pjesëve metalike mbi trotuar.
Vëllezërit Kaja, mbi dyshimet se biznesi i tyre ishte publikuar nga Kasaj, kanë shkuar për t'i kërkiar sqarim, por Kasaj menjëherë ka reaguar keq dhe ka nisur t'i shajë.
Në këtë moment të tre janë rrahur me grushte me njëri-tjetrim, por më i dëmtuar ka mbetur Kasaj, i cili është dërguar në spital për mjekim për disa orë. Vëllezërit Kaja vijojnë të jenë në kërkim. (A2 Televizion)