Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.
Njëkohësisht SPAK ka zgjatur afatin e hetimit deri në 29 shtator, raporton A2 CNN.
Per llogari të dosjes "Veliaj", SPAK i ka komunikuar akuzë edhe biznesmenit M. Lika. Sipas SPAK, Lika akuzohet për "fshehje të ardhurash".
Kujtojmë se Veliaj prej disa muajsh ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit dhe mbi të rëndojnë akuzat e "korrupsionit", "pastrim i parave" dhe "fshehje e mosdeklarim i pasurisë". (A2 Televizion)