Rigjykimi i Festim Bexhdilit, avokati kërkon të pyeten Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi

Nga Armand Bajrami
28 Maj 2025, 09:56 | Kronikë

Në seancën e radhës të rigjykimit në Apel të Festim Bexhdilit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin.

SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një celular encrochat, por nuk është zbërthyer.

Bexhdili nga ana e tij pretendon se nuk ka përdorur encrochat.

Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ecc dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit. Sipas tij, komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën. 

Po ashtu, avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike të paraqitura nga SPAK si prove në proces.

Sipas prokurores Elida Kaçkini, avokati po tenton te shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Sipas saj, kjo pranohet dhe dëshmitarja Enxhi e cila është lidhje shoqërore e Bexhdilit.

Sipas SPAK, Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastësisht në vendin apo kohën e gabuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos