Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur, Naun Shundi. Artisti nuk e mundi dot betejën me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej pak kohësh, e cila e shkëputi nga puna në teatër, edhe nga bujtina e tij. Ai u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët të kërkonin ndihmë.
Prej disa ditësh ishte nisur për kurim jashtë Shqipërisë. Të shumtë ishin kolegët dhe shqiptarët që iu përgjigjen thirrjes së familjes për të ndihmuar në kurimin e tij, por gjendja çdo ditë përkeqësohej. Vetëm pak ditë më parë, Ministri i Kulturës Blendi Gonxhe alokoi një tjetër mbështetje financiare për të vijuar kurimin në Tiranë, në QSUT ku edhe humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Aktori dhe regjisori është shuar sot.
Mbrëmjen e shkuar gjendja e aktori u përkeqësua. Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorit Naum Shundi, ka reaguar mbrëmjen e shkuar lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohej në QSUT.
Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, kanë dhënë ndihmën e tyre.
Megjithatë, ajo përcjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.
“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Çdo emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.
Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkruan ajo.
Pas prishjes së teatrit, Naun Shundi u kthye në artistin që shtëpinë e tij e ktheu në një bujtinë teatri. Përtej zhurmës së madhe edhe në këtë akt të fundit me qetësi na dha një mesazh të qartë. Teatri dhe skena brenda tij ishin të pavdekshme, njëlloj si kontributi që lë ai sot në historinë e artit tonë.
(A2 Televizion)