Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 19 shtator procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të të pandehurit Meçe.
Dështimi i seancës bëri të pamundur edhe marrjen e dëshmive të 4 dëshmitarëve, që u paraqitën në gjykatë.
Kujtojmë se gjatë seancave të fundit gjyqësore, ish-prokurori Arjan Ndoja u përball me Plarent Dervishajn në sallën e gjyqit, ku pati edhe diskutime e përplasje të forta mes palëve. (A2 Televizion)