A2 CNN ka mundur të sigurojë foton e personit të ndaluar në lidhje me vrasjen e 58 vjeçarit Renato Hoxhaj, dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Personi i arrestuar është Erlis Mehmeti i cili dyshohet të ketë pasur rolin e bashkëpunëtorit të autorit të këtij krimi të rëndë.
Zbulimi i ngjarjes është bërë nga mjeti që ka përdorur ekzekutori. Mjeti që ka përdorur vrasësi i 58-vjeçarit më parë i përkiste personit të ndaluar, por ishin ndërruar targat.
Vrasja është me pagesë dhe është porositur nga jashtë vendit. Kontrolle ka pasur dhe në Ksamil pasi ekzekutori dyshohet të jetë larguar jashtë vendit përmes Greqisë.
Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.
Ai u qëllua pranë banesës së tij me dy plumba në kokë dhe një në kraharor. (A2 Televizion)