
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, ku bëri një rezyme të rrugëtimit të saj në vite.
Kreu i qeverisë e vlerësoi Bankën e Shqipërisë, duke e cilësuar ndër të paktat institucione në vend që mund të quhet në lartësinë e duhur.
“BSH është i vetmi ndër shumë të paktit institucione të Republikës që mund të quhet i tillë me plot gojën. Me atë kuptim dhe standard që kemi parasysh ky flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe bëjnë që ky vend të përmbush kriteret. Shumë institucione të tjera janë në formim e sipër. Do të ishte e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të BSH për t’u formësuar të merrej përsipër dhe të shkruhej për t’iu dhënë të tjerëve një pasqyrë të tërë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë. BSH nuk është se ka një histori më të gjatë se qeveria e Shqipërisë.
Ishte viti 1913 kur me ndihmën e austriakëve, Ismail Qemali gati sa nuk e krijoi Bankën e Shqipërisë. Por përpjekja e ndërpre brutalisht nga lufta e parë botërore dhe u desh 12 vjet nga ai moment që Shqipëria të kishte bankën e vetë qendrore. Por fara e mbjellë në 1913 bëri që BSH të lindte edhe pse historia me BSH nuk ka qenë bujare ashtu si edhe me institucionet e tjera, e përsëris se ky është një institucion që na përfaqëson si model të asaj se si duhet të jenë institucionet e pavarura”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)
