Bashkia Shkodër ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë Administratorët e Njësive administrative në territorin e saj kanë paraqitur dorëheqjet nga pozicionet që mbanin deri më tani.
Ky vendim i tyre vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama në takimin që pati me drejtuesit e Bashkive pak ditë më parë në Durrës, shkruan A2 CNN.
Më herët, një vendim të tillë e morën edhe administratorët e Njësive administrative në Bashkinë e Elbasanit. (A2 Televizion)