Çepani: Tatimet kanë nisur të kalkulojnë pagat e gjyqtarëve me formulën e re, edhe pse ende nuk janë paguar!

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 20:40 | Politikë

Aktivistja Edlira Çepani ka komentuar situatën e krijuar lidhur me pagat e magjistratëve, duke deklaruar se sistemi i Tatimeve ka nisur të kalkulojë pagat sipas formulës së re, edhe pse gjyqtarët e prokurorët ende nuk i kanë marrë ato. Çepani shprehet se e ka mësuar këtë nga komunikimi që ka patur sot me disa gjyqtarë.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çepani tha se kjo situatë me pagat krijon probleme në raport me respektin dhe hierarkinë mes pushteteve, duke theksuar se gjyqësori duhet të ketë gjithmonë fjalën e fundit për të garantuar balancën me pushtetet e tjera.

Isha në kontakt sot me disa gjyqtarë dhe ka filluar sistemi i Tatimeve e kalkulon me formulën e re, domethënë ata pagën s’e kanë marrë, por Tatimet e kalkulojnë me formulën e re. Ka një problem i cili s’është i mirë, për shkak të respektit dhe hierarkisë që kanë pushtetet me njëri-tjetrin. Gjyqësori duhet të ketë gjithmonë zërin e fundit, dorën e fundit, sepse prandaj është aty, që të krijoj balancë me pushtetet e tjera. Kur ndihen keq gjyqtarët, apo ndihen të kërcënuar gjyqtarët, mendoni s’i ndihen ata mësuesit që i kërcënojnë se kanë qenë në protestë, apo se ngrenë zërin për ndonjë rritje page, mendoni sa i madh është presioni te qytetarët e thjeshtë. Të gjitha këto problematika që krijohen janë krisje të marrëdhënieve, mes qytetarëve dhe institucioneve, mes sistemeve me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos