Programi i ri i strehimit, Rama: 7 mijë përfitues, prioritet çiftet e reja dhe emigrantët

Nga Fjorela Beleshi
10 Shtator 2026, 17:41 | Politikë

Programi i ri i strehimit, Rama: 7 mijë përfitues, prioritet

Qeveria shqiptare prezantoi programin e ri Kombëtar të Strehimit për vitin 2027. Taksa prej 3 për qind që merret nga çdo pallat në ndërtim nga bashkitë do të kalojë në fondin e veçantë, i cili do të shërbejë për të dhënë kredi me interes zero, deri te subvencionimi i gjysmës së qirasë.

Rama: Nuk është një program për zgjedhje.

Edhe pse Rama nuk pranon se do të bëjë fushatë me çelësat, ky plan bëhet publik 8 muaj para zgjedhjeve lokale, ndërsa si prioritet janë vendosur çiftet e reja dhe emigrantët.

Rama: 2 mijë me kredi zero për shtëpi deri në 60 mijë euro. 2 mijë të tjerë me kredi me 3% për shtëpi mbi 60 mijë euro.

Ata të cilët nuk do të arrijnë të jenë përfitues të kësaj kategorie mund të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi i qirasë.

Rama: 50% subvencionim qiraje për ata që kanë një qira deri në 400 euro.

Për kryeqytetasit, Rama premtoi përmbylljen e procesit të rindërtimit, 7 vite nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Rama: Fajin për këtë vonesë Kryeministri ia la drejtësisë, e cila arrestoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në krye të detyrës, duke e cilësuar të gjithë procesin si një eksperiment.

Kjo deklaratë e Edi Ramës vjen 5 ditë para datës së vlerësimit të masës së sigurisë së Erion Veliajt nga Gjykata e Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos