Ndryshe nga vitet e mëparëshme ku diplomatët amerikanë kanë zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit dhe grupet parlamentare në çdo fillimi sesioni, këtë shtator e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë Nancy van Horn takoi vetëm kreun e grupit parlamentar të PD.
Takimi me Gazment Bardhin zgjati rreth 30 minuta, ndërsa u nda pak informacion vetëm nga demokrati. Sipas tij në këtë takim me përfaqësuesen e SHBA janë diskutuar prioritetet dhe axhenda e Kuvendit, si dhe nuk harron të kujtojë forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. (A2 Televizion)