“S’ka luftë mes qeverisë dhe gjyqësorit”, deputetja e PS: Do miratohet ligji, magjistratët të ishin pak më të duruar

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 20:25 | Politikë

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi thekson se nuk ka asnjë luftë të ekzekutivit me pushtetin gjyqësor në vend.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bylykbashi argumentoi se mos ekzekutimi i pagave për këtë muaj erdhi për shkak të kohës së nevojshme që duhej për hartimin e ligjit që reflekton vendimin e Kushtetueses.

Sipas deputetes magjistratët mund të kishin qenë pak më të duruar, ndërsa pritet që më 17 shkurt nisma ligjore të kalojë për në seancë plenare.  

Gjithë magjistratët mund të kishin qenë pak më të duruar duke qenë se të gjithë e kanë informacionin që iniciativa ligjore për reflektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është depozituar më 30/07 dhe do të shqyrtohet shumë shpejt. Mund të ishin paguar këtë muaj me pagën ekzistuese dhe me kalimin e vendimit të ri mund ta kishin përfituar efektin prapaveprues. Nuk e shikoj si luftë politike, të paktën nga ana e qeverisë. Përtej opinionit tonë personal nëse është e drejtë kërkesa për rritjen e pagave apo jo, ne s’kemi dhënë asnjë opinion, por thjesht jemi bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që është institucioni më i lartë ligjvënës, rregullator. Nga ana jonë s’ka asnjë luftë, thjesht ka qenë një vonesë e vogël, që ka ardhur për shkak të kohës së nevojshme për të hartuar një nismë ligjore që reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bylykbashi.

Kujtojmë që sot magjistratët depozituan në SPAK një kallëzim në lidhje me çështjen e pagave të tyre. Mes të kallëzuarve ishte Ministri i Financave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe përgjegjësit e 12 degëve të thesarit në vend.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos