"Ligjet në Parlament vijnë me porosi", Klevis Balliu përplaset me Petro Koçin: Altin Dumani lexoi raportin e Ulsi Manjës

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 22:01 | Politikë

“Komisionet kanë punuar kohë të tëra, por s'kanë bërë asgjë. Kemi ndenjur sot katër orë për të dëgjuar atë djalin, për të lexuar raportin që kishte bërë Ulsi Manja që drejtonte seancën. Ky është një fiktivitet komplet. I gjithë parlamenti sot është një fiktivitet. Aty s'ka më vlerë fare. Aty vijnë ligjet vijnë me porosi. Ky duhet të kalojë. Ai s'duhet të kalojë”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Klevis Balliu, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Petro Koçi deklaroi: “Duket si absurde që ai raporton për vitin 2024 kur s'ka qenë ministër, por ai raporton në emër të institucionit. Unë jam dakord që mund të luhet me këtë, me këtë faktin që ish-ministri është drejtues komisioni. Shumë mirë që u bë ai kryetar komisioni se ju e dini që Parlamenti ka ndryshuar dhe shyqyr që ka ca njerëz atje me përvojë se shteti do përvojë, Parlamenti do përvojë. Ka nevojë për ide të reja, për njerëz të rinj, por dhe ajo do me masë. Parlamenti vuan nga një defekt shumë i rëndë që në përgjithësi edhe komisionet, edhe seancat nuk merren me rend dite”.

Klevis Balliu: Po komisionet janë kthyer në një fiktivitet se nuk kthejnë përgjigje. A biem dakord që kanë detyrim kushtetues të na kthejnë përgjigje këta zotërinj neve?

Petro Koçi: Po brenda rendit të ditës. Ta thërrasësh në një seancë tjetër dhe t’ia dërgosh paraprakisht. Duam të bëjmë një interpelancë ose një dëgjesë me këto çështje. Një, dy, tre, katër, një ditë tjetër.

Klevis Balliu: Kanë detyrim kushtetues këta zotërinj në bazë të raportit që këta sollën?

Petro Koçi: Sigurisht.

Klevis Balliu: Po si ka mundësi që ky njeri vjen atje dhe më kthen mua nga nëntë pyetje më kthen vetëm dy përgjigje dhe mbyllet komisioni.

Petro Koçi: Po se i bie që për shtatë pyetje ti ke qenë jashtë rendit të ditës.

Klevis Balliu: Domethënë kjo është absurditet. Unë kam bërë pyetje konkrete për dosje konkrete, për data konkrete, për çështje konkrete. Kur kishte çështje dosjesh, me të drejtën e vet zoti Dumani thoshte unë nuk mund të flas për këtë se kjo çështje është në hetim. Kjo është një përgjigje. Kurse për të tjerat unë thjesht nuk mora përgjigje. U refuzua përgjigjja dhe kjo ndodhi gjatë gjithë kohës. Prandaj them që është kthyer në fiktivitet. Është njësoj si ajo që ndodhi me ministren e Brendshme. Ndodhi ky rast. Çfarë bën ministrja e Brendshme? Në vend që ajo të marrë përgjegjësinë, të shkojë të shikoj ku është problemi, çfarë bën? Gjëja e parë që bën ajo thotë s'ka lidhje policia dhe detyron pastaj KLG-në që t'i kthejë përgjigje. Thjesht për të larë duart me gjithçka po ndodh. Këtu ka rënë shteti, kanë rënë institucionet, ka rënë drejtësia, ka rënë gjithçka... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos