Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi në Off the Record, se Sali Berisha e arriti atë që donte në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe ajo ishte qëndrimi në opozitë.
Teksa kritikoi mënyrën sesi funksionon PD dhe partitë e vogla opozitare, Alibeaj u shpreh se një tjetër fitore e Berishës ishte që afroi pranë vetes Lapajn dhe Shehajn, duke iu humbur në këtë mënyrë dhe atë identitet që kishin krijuar.
“Nuk ngelet vendi pa opozitë edhe sikur të shuhet, të fiken dritat. Situata ku është sot ajo pjesë që udhëheq PD është bërë pengesë. Nuk i hyj shifrave. Ka dalë e fituar nga 11 maji sipas meje. Këtë donte Berisha të ishte ekskluziv në opozitë. Futi në xhep dhe dy lëvizjet e reja. Shehaj dhe Lapaj iu bashkëngjiten PD, e humbën identitetin e tyre. Po t’i mbledhësh të gjithë nuk marrin sa kishte PS. Zgjedhjet në Tiranë do të jenë Vaterlo. Historitë me bashkime partish nuk funksionojnë. Pasi këto kanë treguar që njëra do të jetë vetëm në opozitë, dhe kjo është PD. Berisha të jetë aty. Dy partitë e reja u futën në xhep. Kemi një pjesë të madhe të shoqërisë që nuk voton. Por për të joshuar këtë, do të duhet një lëvizje tjetër e sinqertë opozitare. PD është private e Berishës, duhet të dalë nga kjo. Demokratët janë atje. Përditë po shoh rrjedhje. Të gjitha këto lëvizjet e vogla, kur të shohin ndryshimin do të krijojnë klimën e bashkimit partiak”, tha Alibeaj në A2 CNN. (A2 Televizion)