
Një debat është zhvilluar në “Off the Record” mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj në lidhje me dy kandidatët rivalë për kryebashkiakë që tashmë kanë nisur fushatën, edhe pse zgjedhjet në Tiranë janë pezulluar.
Vataj vlerësoi Manastirliun duke renditur disa nga detyrat e saj në krye të dikastereve të ndryshme, teksa për Binajn u shpreh se nuk është i pavarur, por vlerësoi strategjinë e PD.
Teksa Boçi akuzoi ish-ministren Manastirliu se dështoi me menaxhimin e pandemisë së Covid.
Pjesë nga debati
Vataj-Flor Binaj është i pavarur sa jam unë nga Honoluluja. Është një produkt i PD për bashkinë e Tiranës. Pavarësisht strategjisë, kur dikush vetëshpallet si i pavarur dhe PD i shkon nga mbrapa. Është strategji e mirë. Tirana do t’i japë mundësinë një gruaje për të drejtuar.
Boçi-I palosi ca njerëz pa protokolle.
Vataj-Ca janë këto fjalë, i palosi.
Boçi-I do nga përvoja ime familjare. A kishte protokoll? A e kupton sa ishte paketa e mbajtjes gjallë.
Vataj-Morën shërbim të gjithë ata që kishin nevojë.
Boçi-Shërbimi ishte i cunguar, i munguar dhe solli pasoja.
Vataj- Tirana do të qeveriset nga një grua. Edhe te arsimi kam vlerësimin maksimal për të (A2 Televizion)
