“Chris LaCivita ka ikur!” Juristi: Ja pikat e dyshimta të kontratës së lobimit 6 milionë dollarë të PD

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 20:22 | Politikë

“Chris Lacivita ka ikur, nuk është më me këta”. Lajmin e ka dhënë në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, juristi Edmond Petraj, sipas të cilit strategu i fushatës së PD-së ka marrë një detyrë tjetër në SHBA. Këtë lajm ai e bazon në faktin që sipas tij fushatat e opozitës nuk e kanë më shkëlqimin e fillimit të tyre.

“Është larguar strategjia e laCivita në Shqipëri, ai ikur nga këta dhe ka marrë një detyrë tjetër të lobimit dyvjeçar në SHBA. Nuk po e shoh më në pjesën e fushatës, nuk është më ai shkëlqimi i mitingjeve që u bënë ditët e para edhe në prezencën e tij. Ai ndoshta është një personazh që do të përdorë njohjet që ka”.

Në studion e A2 CNN ai foli edhe për kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA dhe tha se Berisha ka bërë autogol me të. Sipas juristit Petraj, pikat e dyshimta janë financimi dhe pjesët teknike.

“Ka disa elementë që i prek pjesa e kontratës. Personi duhet të jetë subjekt i interesuar i forcës që ka objekt. Lë dyshim pjesa që është përfaqësues i koalicioni dhe jo si sekretar i PD-së dhe kjo ngel nul. Pjesa tjetër teknike është pjesa e fondacionit që ka lidhur marrëveshjen dhe e ka nënshruar kontratën 1 javë pasi u themelua. Problemi kryesor me këtë kontratë është financimi dhe pjesët teknike të cilat pjesa e kontratës i ka me gabime teknike, adresa dhe Flamur Noka. Nëse është fondacion i ngritur për donatorë për PD vetëm 90% kanë të drejtë të paguhen. Amerika nuk të fal edhe për 50 mijë dollarë. Janë dënuar senatorë për përfitime 50 mijë dollarë”. 

Duke e krahasuar me kontratën e PD-së me atë të ish-kreyministrit maqedonss Nikolla Gruevski për lobim 1 milion dollarë në SHBA, juristi tha se SPAK duhet të nisë hetim për burimin e këtyre financimeve.

“Në momente që jemi SPAK është në moment verifikimi. Ka edhe elementë që mund ta përfshijë si pjesë të ndikimit në zgjedhje. Ka filluar hetimi se kush del garant me 6 milionë dollarë? Problemi këtu. Kjo është paralele me një ngjarje që ka ndodhur me Gruevskin i cili ka bërë një lobim kur drejtonte Vmro Dpmne 1 mln dollarësh për takime me kongresmenë e senatorë e personazhe të rëndësisë së veçantë dhe kjo kapi në një ngërç mosdeklarimi. Gruevski është dënuar dhe nisën dy hetime paralele”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos