Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la në burg. Ashtu si dhe herë të tjera, kreu i Partisë së Lirisë, shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Sipas Metës, sistemi gjyqësor është në përgjimin e vazhdueshëm të SPAK-ut.
Ish-Presidenti shprehet se mezi pret që të nisë gjyqi ndaj dosjes së tij dhe të përballet me drejtësinë.
Ilir Meta akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumanin se kanë intimiduar dëshmitarë dhe kanë fshehur prova në hetimin ndaj tij. “Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova. Nuk jam unë që intimidoj dëshmitarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshmitarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS-shkruan”, Meta. (A2 Televizion)