Zbehen shanset e dajës së Endri Shabanit për t’u bërë deputet, kandidatja e Lapajt kërkon mandatin

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 14:58 | Politikë

Një tjetër kandidate nga lista e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka revokuar dorëheqjen pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kleana Xhuveli, e renditur e katërta ne listën e mbyllur të qarkut të Tiranës, kërkon nga KQZ që ta marrë në konisderatë në momentin e shpërndarjes së mandateve, shkruan A2 CNN.

Me këtë kërkesë, shanset që Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit të bëhet deputet shkojnë drejte zeros, pasi kjo kandidate favorizohet si e renditur më sipër në listë.

Por në lojë janë dhe tre emra të tjerë, Ana Dajko, Livia Stavri dhe Mateo Ziko, të cilët janë sipër Kleana Xhuvelit, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e djeshme Lapaj dhe Shabani u përfshinë në replika të ashpra në distancë, duke hedhur akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.

Zbehen shanset e dajës së Endri Shabanit për t’u (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos