Fokusi i takimit ishte trajnimi për sjelljen e zonjave deputete në Kuvendin e Shqipërisë, por në dalje të saj, shefja elektorale për Tiranën kishte edhe një koment për demokratët që kërkojnë një kandidat.
“Shumë mirë, ne e kemi kandidaten e Tiranës dhe i urojmë suksese Partisë Demokratike pasi ato janë të zotë për gjetur kandidatë”, tha Balluku.
Ogerta Manastirliu nga ana e saj duket se po e merr me qetësi sfidën ku fokusin e saj e kishte te trajnimi i kolegeve socialistë, shkruan A2 CNN.
“Takim për fuqizimin e grave dhe vajzave”, u shpreh Manastirliu.
“Takim shumë interesant dhe brenda janë të gjitha deputetet e reja dhe besoj ky është lajm i bukur t’i shikoni të gjitha”, tha Balluku.
Ky takim vjen një kohë kur Erion Veliaj konsiderohet zyrtarisht i shkarkuar ndërsa palët janë në pritje të hapit tjetër, nëse çështja do të shkojë në Kushtetuese, apo gjithçka do të pranohet në heshtje. (A2 Televizion)