
Pas ftesës së marrë nga International Democracy Union (IDU) për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në SHBA, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në muajin shtator.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, pas kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me udhëtimin e Berishës. (A2 Televizion)