Kuvendi shpjegon incidentin e Belerit me derën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 16:44 | Politikë

Kuvendi shpjegon incidentin e Belerit me derën

Kuvendi i Shqipërisë ka përgenjështruar lajmin e përhapur në media se Fredi Belerit i është mbyllur dera e Kuvendit. Në deklaratën e dërguar nga zyra e shtypit e këtij institucioni thuhet se europarlamentari Beleri ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej. Kuvendi sqaron se çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt.

Njoftimi i zyrës së Shtypit të Kuvendit të Shqipërisë

Për të sqaruar lajmin e rremë të përhapur nga burime jodashamirëse lidhur me “mbylljen e derës” së eurodeputetit Fredi Beleris, informojmë opinionin publik si vijon:

Delegacioni i Parlamentit Europian ka mbërritur në Kuvend në orën 10:30 dhe është pritur nga Protokolli i Kuvendit për të zhvilluar takimet me përfaqësues të grupeve parlamentare sipas programit të dakortësuar.

Europarlamentari Beleris ka mbërritur në Kuvend në orën 11:10 dhe ka hyrë nga dera e pritjeve  protokollare për t’u bashkuar me kolegët e tij në takimin që po zhvillohej.

Çdo version tjetër që i është servirur publikut është i gënjeshtërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos