Ervin Salianji vijon ta konsideroj veten si një të dënuar politikisht, në ditën që përfundoi dhe shërbimin e provës.
I ftuar në emisionin Çdokënd ish-deputeti demokrat u shpreh se është i pari njeri në republikën e Shqipërisë që dënohet pa ligj, ndërkohë që shton që denoncimi i tij nuk prodhoi asnjë të keqe përveçse dorëzimin e një të dënuari për trafik droge.
Ai shtoi se drejtësia e re po përdoret politikisht.
“Drejtësia e re e ka çuar në një hap më degradues sistemin sepse po përdoret politikisht për hakmarrje politike dhe personale. Është rasti i parë që dëgjohesh pa ligj. Nuk ka asnjë nen kallëzim penal publik. Nuk ka raste të ndërpritet mandati në atë mënyrë. Ka rënë të gjitha konceptet e republikës duke mos pyetur për asnjë ligj, asnjë normë. Në rastin tim është hera e parë që dënohesh me burg për kallëzim të rremë me burg. Më kanë ngarkuar sikur kam bërë ndonjë gjë të keqe për shoqërinë. Pas kallëzimit tim një i dënuar me burg vajti dhe u dorëzua. Unë nuk kam bërë korrupsion, e denoncova atë. Edhe rruga e ndjekur duhet të premiohet”, tha Salianji në A2 CNN. (A2 Televizion)