Pyetjes së gazetarit Lutfi Dervishi në Off The Record me Andrea dangllin në A2 CNN, se pse nuk ndërhyn qeveria për rritjen e çmimit të naftës i cili ka kërcyer mbi mbi 200 lekë për litër, Mazniku iu përgjigj se të ardhurat nga çmimi i naftës i kaluan pensionistëve.
Dervishi: Por mosndërhyrja me instrumentet e akcizës në momentin që çmimi dëmton konsumatorin është kriminale. Sepse kjo llogari ka qenë kur nafta ka qenë 12.00 Lek ose ndoshta dhe më pak. Po kur nafta shkon 2200 lekë dhe ti të mos bësh asnjë ndërhyrje tregon që ti thjesht nuk e mendon kurrë konsumatorin. E sheh vetëm sa lekë do fitojë, sa do shkojë në arkën e shtetit në buxhet. Kjo është pyetja; pse ndërhyn Mali i Zi kur lëviz çmimin në tregun botëror që një vend i rajonit ? Pse ndërhyn Italia dhe pse nuk ndërhyn Shqipëria?
Mazniku: S'është e vërtetë që s'ka ndërhyrë. Qeveria shqiptare ka ndërhyrë dhe vuri një tavan dhe tha po kalojmë mbi këtë tavan do ndërhyjmë me akcizën. Bord transparencës vuri tavanin 210 lekë. Ishte gjatë kohës së krizës
Dervishi: Po që po të flas, tani që po flasim, ke një javë që ke 219. Pse s'ndërhyhet?
Mazniku: Sepse bordi i transparencës nuk funksionon më.
Dervishi: Po shpjegon që thjesht nuk ndërhyni dhe s'bëni asgjë.
Mazniku: Dhe jo po të shpjegoj që ndërhyhet atëherë kur vlerësohet të ndërhyhet dhe jo sa herë që e gjykon çdo person që duhet të ndërhyhet.
Dervishi: Po jo nuk ka një logjikë, ndërhyjnë të gjitha vendet për shkak sepse ka lëvizur çmimin në bursës. Këtu nuk ndërhyhet. Domethënë 219 e ke naftën sot. Ti thua që nuk ndërhyjmë dot se s'ka bord transparencë. Po mblidhuni në 12 të natës mblidhen. Në dy të mëngjesit mblidhet thuaj që kemi një situatë të re, çmimi ka kërcyer, kemi vendosur një ta 210, është 219 duhet të ndërhyjmë. Kaq e thjeshtë është. Apo është ndonjë shkencë na shpjego.
Mazniku: Të gjitha të ardhurat që u gjeneruan nga ndryshimi.
Dervishi: Le të pi pak ujë njëherë para se të na thuash ja kaluan pensionistëve.
Mazniku: Të lutem pije ujin se dhe mund ta pish i qetë, sepse i kaluan pensionistëve. Kjo është fakt i kaluan pensionistëve dhe me bonusin e dhjetorit dhe me bonusin e pranverës.
(A2 Televizion)