Mesazhi i ashpër i Dhurata Çupit: Kanë 13 vite “opozitarë”, por jetojnë si mazhorancë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 22:56 | Politikë

Mesazhi i ashpër i Dhurata Çupit: Kanë 13 vite

Një mesazh të ashpër ka bërë në rrjetet sociale ish deputetja demokrate Dhurata Çupi ndaj disa kolegëve të saj opozitarë, për të cilët shkruan se marrin tenderë nga qeveria, teksa shesin moral në anën e tyre.

Mes rreshtash, Çupi shkruan se opozita nuk është strehë për të përfituar nga ata demokratë që bëjnë ortakëri me qeveritarët.

“Kanë 13 vite “opozitarë”, por jetojnë si mazhorancë. Tenderët i marrin nga qeveria, moralin e shesin te opozita. Opozita nuk është strehë për të përfituar, por betejë për të ndryshuar. Demokratë ortakë me qeveritarë, pallate me bashkiakë, me partiçka si kërpudha mbas shiut e shesin moral. Janë po të njëjtët që i përzenë figurat e dobishme intelektuale, dhe pastaj ju turren përse ikin”, shkruan Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos