Nga "fatkeqësi për botën", në "njeriun që do të zgjojë Europën", Rama tregon pse ndryshoi mendje për Donald Trump

Nga A2 CNN
3 Maj 2025, 21:50 | Politikë

Nga "fatkeqësi për botën", në "njeriun

Kryeministri Edi Rama komentoi në “Off the Record” në A2 CNN ndryshimin e qëndrimit rreth Donald Trump, për të cilin dikur tha se do të ishte fatkeqësi për gjithë botën nëse zgjidhej president.

“Atë deklaratë e kam bërë për kandidatin për president. Pastaj ai u bë president i Shteteve të Bashkuara. Unë kam pasur rastin ta njoh, e kam ndjekur siç e kanë ndjekur të gjithë. Nuk ka asnjë dyshim që e respektoj si president i SHBA”, tha Rama.

Çfarë deklaronte Rama për Trump në vitin 2016?

Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës.​

Edi Rama, intervistë për CNN

Çfarë deklaronte Rama për Trump në mars të vitit 2025?

Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj.

Edi Rama, mars 2025, gjatë fjalës në marrjen e titullit “International Charlemagne Prize” në Tiranë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos