
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria.
Bëhet fjalë për dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim.
Në një postim të Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale kjo konsiderohet “një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”. (A2 Televizion)