"S'duhet të bëheshe hasëm me njerëzit që të kanë votuar"- Bled Koka-Alibeajt: Po bën sherr me liderin tënd

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 21:32 | Politikë

"S'duhet të bëheshe hasëm me njerëzit që

Kritika ka lëshuar gazetari Bled Koka në drejtim të kreu të Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, i cili sipas tij anatemon vetëm opozitën.

Gjatë debatit në Off the Record, Koka deklaroi se duhet shkulur sistemi propagandistik që ka instaluar Rama, teksa i kërkoi Alibeajt se cilat mund të jenë zgjidhjet për të dalë nga kjo situatë ku është opozita e sotme.

“Koka do të donim të dëgjonim nga një pjesë e opozitës, që ka qenë ministër, deputet që është sprovuar dhe që ka marrë vota në 11 maj. Po të isha votues i Alibeaj do të doja një arsye që përse të mos shitem te Rama. Dhe kur dëgjoj Alibeajn që shan ata që duhet të ishin aleatët e tij kam një pezëm. Dua shumë që të ketë lëvizje të reja, parti të reja, por duhet të kenë terrenin. Në momentin që ke një sistem propagandistik që të shan, sigurisht që nuk bën hajër. Pa u shkulur ai që ka ngulitur këtë sistem është e kotë, rritet tensioni. Unë ndryshe jam gazetar, dhe pres që politikani të më coj në zgjidhje. Po mo po bashkime artificiale janë aleancat”, tha Koka në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos