
“Reflektim dhe analizë e thellë”, Bujar Nishani: PD duhet të jetë modeli i qeverisjes së nesërme
“PD duhet të mbetet alternativë qeverisëse dhe duhet të jetë modeli i qeverisjes nesër”. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, teksa ka shpjeguar mënyrat e ngritjes së kësaj force politike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Në këndvështrimin e tij, Nishani theksoi se duhet të ndryshojë modeli dështues, i cili që kërkon reflektim në disa hallka dhe analizë që nuk është ekskluzivitet i një grupi njerëzish, por duhet të nisë e qëndrojë te baza.
“Pas 25 prillit nuk ndodhi asnjë ndryshim në Shqipëri, kemi një qeveri me problematikat që janë thënë dhe do të vijnë duke u shtuar. PD mbeti sërish në opozitë, raportet e forcës elektorale janë po ato që PD i la kur braktisi parlamentin dhe dogji mandate dhe u fut në betejë tjetër. Nuk ishte pritshmëria e opinionit publik, por detyra e PD. Pse ndodhi kjo? Duhet analiza aq e madhe që por PD u tregua e paaftë për të përballur të gjithë elementët e drejtë e të padrejtë, kontekstin legal e ilegal, të gjithë çështjet e konkurrencës normale e anormale që Shqipëria të fillonte rrugëtimin ndryshe. Mbetja e PD në opozitë nuk është risi që nga 2013 PD nuk ka fituar asnjë garë dhe reflektimi vjen nga analiza dhe analiza nuk është ekskluzivitet i një grupi njerëzish, duhet të nisë e qëndrojë te baza dhe njerëzit që e kanë përballuar më mirë. Pas analizës ajo që duhet është të nisë një projekt tjetër se ai që kemi nisur na tregoi që është jo fitues që nga deformimet e qeverisë, shteti paralel. Të ndryshojmë këtë model që rezultoi dështues”. (për më shumë)
Lidershipi i PD, Çela: Nuk është e drejtë që përgjegjësinë ta mbajë vetëm një individ
Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, u shpreh se “përqendrimi i debatit te lidershipi i Partisë Demokratike, krijon një perceptim në publik sikur i gjithë faji për humbjen e zgjedhjeve është i opozitës dhe nuk ka pasur fare një makinacion të organizuar mirë për të manipuluar dhe blerë votën”.
“Kemi disa ditë që debatin e kemi përqendruar a do të japë apo jo dorëheqjen Lulzim Basha. Ka një përpjekje për të mitizuar fuqinë e mazhorancës për të bërë hile kundër rivalit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në zgjedhje. Përgjegjësia duhet trajtuar në mënyrë të balancuar, duke qenë se po flasim për përgjegjësi morale, pasi në statutin e PD-së nuk thuhet që kryetari largohet nëse humb zgjedhjet”, deklaroi Çela. (për më shumë)
Zgjedhjet në PD, Nishani: Basha po përcakton se kur do të bëhen dhe kush do të kandidojë
Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, theksoi në “Absolut 4” në A2 se Lulzim Basha “po përcakton se kur do të bëhen zgjedhjet brenda partisë, kush ka të drejtë të shkojë në zgjedhje dhe sa kohë ka në dispozicion për fushatën”.
Sipas tij, “Komisioni i Zgjedhjeve në PD nuk është i drejtë, është ndërtuar në mënyrë të njëanshme nga zoti Basha”.
“Gara është e padrejtë dhe e paragjykuar që në fillim, por beteja është e gjatë dhe në betejë ka edhe sakrifica. Ne jemi të gatshëm t’i bëjmë sakrificat, ndryshe nga zoti Basha. Nëse dikush nuk e mund Lulzim Bashën, do të vijë tjetri. Beteja për reformimin e PD-së do të jetë e gjatë. Nuk tërhiqemi nga rruga që kemi nisur”, u shpreh Nishani. (për më shumë)
Vurmo: Kemi institucione dhe rregulla të bukura, në duar të disa ujqërve. Qeverisja në parti tregon qasjen për menaxhimin e shtetit
“Duhet një fokus te modeli, dhe kjo është e rëndësishme për çdo parti”. Është i bindur për këtë Gjergji Vurmo, i ftuar në Absolut 4 për të komentuar tensione të brendshme të Partisë Demokratike, që po i afrohet votës për të zgjedhur kryetarin e saj.
“I njëjti gabim që kemi bërë në 30 vjet është që kemi ndërtuar institucione dhe rregulla loje të bukura, të marra një here në Britaninë e Madhe, njëherë diku tjetër, dhe këto ia kemi vënë në duar disa kalamajve, ose ne rastin më të keq, disa ujqërve”. (për më shumë)
“Nëse nuk reagojmë do të asgjësohemi”, Nishani: Jam përgatitur për betejë të gjatë në reformimin e PD
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani tha se beteja për reformimin e PD-së do të jetë e gjatë dhe me sakrifica. Në studion e Absolut 4 ai tha se kush mendon që do të jetë një deja vu e viti 2017 ku pati zëra kritikë që më pas u shuan, është i gabuar, pasi beteja do të vazhdojë deri në rrëzimin e modelit të Bashës.
“Unë jam për betejë politike dhe kush ka mbështetjen që e rrëzon Bashën me këto manipulime që po bën, unë mendoj që duhet hyrë në betejë. Ai që mund Bashën, mund modelin e tij nëse nuk e mund zotin Basha beteja do të vazhdojë. Unë jam përgatitur për betejë të gjatë për reformimin e PD. Kush e mendon se do jetë deja vu e 2017, është i gabuar. Ne do jemi një kapak që do ziejë, një presion të madh që do të shpërthejë siç duhet dhe nuk tërhiqemi nga kjo se është çështje e PD dhe jo e zotit Basha. Kur flasim për barazi e vlera në garë flasim për çështje përplasjesh. Duhet hyrë në garë. Beteja është e gjatë dhe në betejë ka sakrifica. Ne jemi gati të marrim përsipër sakrificën”.
Nishani theksoi se nëse nuk reagojnë PD asgjësohet, ndërsa bëri thirrje për ringritjen e kësaj force politike. (për më shumë)
Nishani: Të larguarit nga PD? Janë asete, por lidershipi i PD-së nuk ka vullnet real, dhe hilja del në dritë shpejt
Janë të shumta personalitetet historike të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, që ne zgjedhjet e 25 prillit garuan vetë, ndërkohë që të tjerë nuk garuan aspak. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish presidenti Bujar Nishani, i cilëson ato ende si asete, por sheh pengesa në partinë e tij.
“Për të gjithë këto persona unë kam respekt dhe mendoj se janë asete, se çfarë do të bëhet me to, fillimisht duhet ta vendosin vetë. Së dyti, nga lidershipi i PD-së duhet të ketë një vullnet real për përfshirje, për të krijuar hapësirë për bashkim”. (për më shumë)
(A2 Televizion)