Era e fortë në kryeqytet ka shkaktuar mjaft dëme në biznese. Kryesisht në tregje, kabina dhe në ndërtesat e ulëta që kanë pasur probleme me izolimin e çative. Këto dëme duhet të riparohen nga vetë pronarët, një pjesë e të cilëve kanë nisur të marrin masa.
Situata qe veçanërisht e vështirë edhe për lokalet që kanë instaluar çadra dhe panele xhami.
Ndërsa rënia e linjave ajrore të internetit dhe kufizimi i energjisë në disa zona kanë ndërprerë punën gjithashtu për shumë biznese.
Sa i takon dëmtimeve në automjete, pronarët mund të kërkojnë dëmshpërblim në kompaninë përkatëse të sigurimit, vetëm kur ato kanë të përfshirë në siguracionin “Kasko” edhe katastrofat natyrore.
Në total, janë raportuar rreth 100 incidente, por me dëme kryesisht të lehta. (A2 Televizion)