Era sot ka arritur shpejtësi mbi 70 kilometra në orë në disa qytete të ultësirës perëndimore, përfshirë edhe Tiranën. Më problematike situata paraqitet në bregdetin e Jonit, ku era ka arritur në momente të shkurtra deri në 102 kilometra në orë.
Era do të mbetet problematike edhe gjatë të martës, kryesisht në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, një dobësim i erës pritet mesnatën e së martës, megjithëse në bregdet do të vijojë herë pas here e fortë.
Temperaturat ulen me të paktën 5 grade ditën e hënë, ndërsa rënia vijon e lehtë mëngjesin e së martës, por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit, nga -4 deri 11 gradë në mesditë. (A2 Televizion)