Zyrtare, Serie A “ndez motorët” më 20 gusht

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 10:08 | Futboll
Zyrtare, Serie A “ndez motorët” më 20 gusht

Pas Anglisë dhe Spanjës, edhe Federata Italiane e futbollit bëri zyrtare datat e fillimit për sezonin e ri.

Elita e futbollit italian do të ndezë motorët më 20 gusht, ndërsa do të përfundojë më 26 maj të vitit të ardhshëm.

Sa i përket Kupës së Italisë, finalja e trofeut është programuar të luhet më 15 maj. Ndërkohë Serie B, do të luajë javën e parë më 19 gusht dhe përfundon më 10 maj të vitit 2024. Sa i përket kalendarit për edicionin e ri, Federata Italian e Futbollit nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos