
Politilogu Ilir Kalemaj deklaroi në Absolut 4 se kandidatët për kryetarë të PD janë figura të spikatura të kësaj force politike ndaj nuk mund të thotë dikush që nuk ka garë.
Megjithatë sipas Kalemaj në të mund të gjejmë plot defekte që kanë të bëjnë me demokracinë e brendshme të një partie politike por edhe me mungesën e filtrit të qarkullimit të elitave.
“Gara e tanishme sido që të jetë ka katër kandidatë, mund të bëjmë debat nga mëngjesi në darkë për kandidatët që u skualifikuan, a mund të ishte pjesëmarrje më e madhe e kandidatëve, apo kohë më e mjaftueshme po realiteti është që janë 4 kandidatë, figura të spikatura të PD. Disa prej tyre kanë qenë kritike konsekutive si zonja Harxhi. Por kemi rishtarë si Kadilli apo Shehaj që deri sot nuk ka pasur ndonjë kritikë të veçantë ndaj zotit Basha. Por ndoshta I nxitur nga suksesi personal elektoral e ka parë si moment të duhur për të lançaur kandidaturën e tij.
Flasim për anëtarë kryesie, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, flasim për figura të spikatura brenda PD dhe nuk mund të thotë njeri që nuk është garë. Pastaj a është garë në kushte të barabarta apo jo, natyrisht që në kushtet e Shqipërisë do gjejmë plot difekte që nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë e brendshme të një partie politike por kanë të bëjnë edhe mungesën e filtrit të qarkullimit të elitave.”, u shpreh Kalemaj. (A2 Televizion)