Islami: Shuplakë nga Venecia, grusht nga BE, shqiptarët s’duhet ta lënë vendin të kthehet para vitit 1991

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 14:02 | Politikë
Islami: Shuplakë nga Venecia, grusht nga BE, shqiptarët s’duhet

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm, foli në A2 mbi raportin paraprak të Venecias, i cili flet për një nxitim të jashtëzakonshëm për ndryshimet e bëra në mënyrë të njëanshme mbi Kodin Zgjedhor.

“Ata kanë thënë se procesi është i gabuar dhe procesi i gabuar në mungesë të Gjykatës Kushtetuese e lë Shqipërinë në një situatë shumë të komplikuar. Nga këndvështrimi i BE-së apo i Komisionit të Venecias asnjëherë nuk bëhet fjalë, që kur bëhen gabime, të mos gjendet zgjidhja brenda linjës institucionale”, u shpreh Islami.

Megjithatë, ai thekson se nuk është Komisioni i Venecias për të ndalur një “budallallëk apo një marrëzi të Ramës, që ai të mos e çojë deri në fund”.

Më tej, ai u bëri thirrje shqiptarëve të reflektojnë dhe të mos e lejojnë vendin të kthehet para vitit 1991.

https://a2news.com/2020/12/03/drafti-i-komisionit-te-venecias-kritikohet-procedura-e-nxituar-por-nuk-ndryshon-asgje-para-25-prillit/

“Winston Churchill e ka thënë shumë shkoqur, “çdo popull meriton qeverinë e tij”. Populli shqiptar e ka edhe më të thjeshtë, “sipas kokës edhe qeleshja”. Pra, populli shqiptar, pasi ka marrë qëndrimet e BE-së për hapjen e negociatave, i cili ka thënë janë 15 kushte dhe ka shumë shanse që negociatat të mos hapen, duhet të reflektojë. Kjo vjen për shkak të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Madje, jemi paralajmëruar edhe për heqjen e lëvizjes së lirë. Na është thënë që duhet të heqim Edi Ramën, nëse nuk duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Tani vjen edhe Venecia, duke thënë se janë bërë gabime edhe nga procedura teknike. O popull shqiptar, dëgjoni Bashkimin Europian, dëgjoni Gjermaninë, dëgjoni Komisionin e Venecias, të cilat kanë theksuar se Shqipëria është në rrugë të gabuar. Shqiptarët duhet të kuptojnë se demokracinë e ndërtojnë qytetarët. Institucionet japin vetëm këshilla. Shqiptarë, mos e lejoni vendin të kthehet para vitit 1991. Shuplakë ishte ajo e Venecias, grusht i fortë ishte ai i BE, të cilët po i thonë shqiptarëve të bëjnë kujdes se jemi në rrugë të gabuar”, u shpreh Islami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos