Eksperti Uran Derri: Skemat kombëtare në bujqësi, në tendencat e lëmoshës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 22:17 | Ekonomi
Eksperti Uran Derri: Skemat kombëtare në bujqësi, në

Për ekspertin e bujqësisë Uran Derri paradoksi në sektorin e bujqësisë qëndron në uljen e të punësuarve dhe rritjen e nipteve. Sipas tij kjo erdhi nga dorëlëshimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale.

“Kur qëndrojnë në stanjacion numëruesit, nga viti në vit do të kemi një rritje të eksporteve nga vetë inflacioni. Ky është standard i përgjithshëm botëror. Ajo që shoh unë paradoks është ulja e të punësuarve në sektorin bujqësor dhe ulja e kontributeve dhe nga ana tjetër themi që janë rritur niptet. Ajo që dua të them është që ne për 3-4 mujorin e parë të viti ‘21 është e vështirë të marrim statistika të sakta se një pjesë e mirë e tyre ishin më shumë për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë, e cila pati një dorëlëshim nga qeveria sidomos në ditët e fundit të fushatës. Deri në 24 prill kishte dorëlëshim nga qeveria”.

Eksperti Derri thekson se nuk ka përmirësim të skemave kombëtare. Sipas tij ato kanë qenë gjithmonë në tendencën e lëmoshës.  

“Kisha pakënaqësi të skemave kombëtare nuk kemi pas përmirësim. Gjithmonë skemat kombëtare kanë qenë në tendencat e lëmoshës. Nuk mund të funksionojë bujqësia me të tilla skema”.

Sa i takon subvencionimit të naftës, Deri shtoi se Shqipëria nuk do të jetë kurrë konkurruese në rajon pasi me uljen e çmimit arriti në atë që rajoni i ka pa subvencion

“Në rajon pa e ulur çmimin është 100 lekë, kurse ne e ulëm me 60 lekë. Nuk do të jemi kurrë konkurrues me rajonin sa i takon çmimit të naftës. Në rajon është më i ulët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos